Helmohen nga bombola e gazit, vdes nëna me dy fëmijë, në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Në fshatin Ostren, sipas burimeve të dritare.net, 3 persona kanë humbur jetën nga helmimi me gaz.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes Tola. Për shkak të helmimit, ka humbur jetën 40 vjeçarja Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj, të mitur

Në gjendje të rëndë shëndetësore është fëmija tjetër i familjes, ku po transportohet për në spital.

Fshati ndodhet shumë larg spitalit të Blqizës, çfarë ka sjellë dhe vonesë të ndihmës mjekësore

LEXO DHE :  Zef Deda përlotet kur flet për nuset e djemve

Njoftimi i policisë

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.