Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Hedh celularin, iPhone 7 nga ndërtesa më e lartë në botë. Por a shpëton?

Hedh celularin, iPhone 7 nga ndërtesa më e lartë në
Pas muajsh pritjeje  , iphone 7 dhe  7 plusi u bë i disponueshëm për blerësit  që në fillim të muajit  shtatorit.  Pavarësisht, se  ka akoma  shumë njerëz që mezi presin që ta kenë të tyren, për të provuar kamerën me  dy lente, apo  rezistencën nga uji , një burrë ka menduar të provojë diçka tjetër.

Ai ka hedhur telefonin e tij iphone 7 + nga ndërtesa më e lartë në Dubai, që konsiderohet edhe më e larta në botë. Ukrainasi,  Tech Rax, i cili ka një kanal në rrjetin social Youtube, nga ku hedh  eksperimentet që bën me pajisjet teknologjike, ka menduar të provojë rezistencën nga lartësia.

Në videon e tij të fundit, të bërë nga  vetë ai, ai hedh telefonin e tij nga kulla Khalifa Burj në Dubai , e gjatë 830 metra të gjatë. Në video ai thotë: “ Unë jam duke shkuar në katin 148 për të testuar  Iphone 7-ën".Pasi e hodhi, ai provoi ta gjente edhe me Radarin “Gjej telefonin “,  një aplikacion  që e kanë të gjithë telefonat iphonë. Por pasi telefoni i rezultoi ofline ai arriti në përfundimin,  që telefoni ishte shkatërruar plotësisht./dritare.net

Shikoni videon e mëposhtme: