Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Harry dhe Meghan paralajmërojnë mediat: Mos na fotografoni, do shihemi në gjyq!

Harry dhe Meghan paralajmërojnë mediat: Mos na fotografoni, do shihemi

Duka dhe Dukesha e Sussexm tanimë të dorëhequr kanë lëshuar një paralajmërim për mediat pasi fotografitë e Meghan në Kanada u botuan në gazeta dhe në faqet e internetit.

Avokatët thonë se fotot e dukeshës që shëtiste qenët e saj dhe mbante djalin, ishin marrë nga fotografë të fshehur në shkurre dhe po e spiunonin atë.

Avokatët shprehen më tej se janë të përgatitur për të hedhur në gjyq fotografët, por duan t’i paralajëmrojnë ata më parë.

Meghan e Harry janë alarmuar nga aktiviteti paparacëve afër bazës së tyre aktuale në ishullin Vancouver, British Columbia.

Avokatët thonë se ka pasur edhe përpjekje për të fotografuar brenda shtëpisë së tyre duke përdorur lente me rreze të gjatë .

Sipas ligjeve në Kanada, dukesha mund të ketë baza të mjaftueshme  për të hapur proces ligjor./ I.M-Dritare.net