Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Haradinaj: Pse qava kur dhashë dorëheqjen!

Haradinaj: Pse qava kur dhashë dorëheqjen!
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin T7 të Kosovës ka folur për emocionet e ditës së dhënies së dorëheqjes. Ndërsa dha më shumë detaje në lidhje me ftesën në Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se, vendimin për të dhënë dorëheqjen e kishte marrë vetë që në momentin që u kontaktua ajo, por kishte pritur deri në zyrtarizimin e saj. Ai u shpreh se, nuk ishte konsultuar me të tjerë për dorëheqjen për të mos e përhapur lajmin dhe për të krijuar turbullirë në vend.

I pyetur për lotët që i dolën në konferencë për shtyp, Haradinaj tha se ishin nga inati.

“Më erdhi shumë inat për mos-unitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë. Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që 1 vjeç.",- tha ai.

Haradinaj foli edhe për ato deklarata, të cilat e quajtën dorëheqjen e tij trik politik.

"Ideja që me quajt dorëheqjen një “trik politik”… është hera e parë që jam gëzu që nuk e kam pas babën gjallë. Për mos me e traumatizu. Nëna më është traumatizu. Familja i përjeton rëndë dhe këto janë gjëra të ulëta. Kjo është pika ku kanë rënë këta njerëz” – tha Haradinaj./K.C/dritare.net