Haradinaj: Polici i dyshuar për vrasjen në Gjilan nuk është pjesë e ekipit tim të mbrojtes

Pas vrasjes së Lulzim Spahiut në Gjilan që dyhsohet se autori është një zyrtar policie, ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradianja shkruan se polici që dyshohet se kreu vrasjen nuk është pjesë e ekipit të tij, nga Mbrojtja e Afërt.

Haradinaj më tej shkruan se është përfshirë dhe emri i tij nga disa media, të shtyra nga propaganda e politikës së ndarjes. Ai shton se as kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh.

Postimi i plotë:

Qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’i pengoj shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin tim.

Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërt, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërtë me emrin tim.

As kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh.

Kosova do të jetë ajo e 17 Shkurtit, për të cilën dhanë jetë luftëtarët tanë, sakrifikuan nënat dhe familjet tona, intelektualët tanë dhe çdo shqiptarë!/E.B-dritare.net

LEXO DHE :  I ati u nda nga jeta një vit më parë/ Ajola Xoxa: Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tendin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.