Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Haradinaj: Nesër udhëtoj për në Hagë

Haradinaj: Nesër udhëtoj për në Hagë
Ndërsa ishte i ftuar në televizionin kosovar T7, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se, nesër (të martën), udhëton për në Hagë.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë. Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedent të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë u iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedent, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm.",- tha Haradinaj./K.C/dritare.net