Halloween në protestë, vajzat e reja vishen si police dhe ironizojnë efektivët
Saturday 31 October 2026, 20:08
Dritare.net
Protesta e sotme në Tiranë përkon edhe me festën e Halloween-it, një rast që disa prej të rinjve protestues e kanë shfrytëzuar për të përcjellë mesazhin e tyre në mënyrë ironike.
Në disa foto të publikuara nga protesta, shfaqen disa vajza të reja të veshura si police, duke ironizuar efektivët me të cilët protestuesit janë përballur gjatë ditëve të fundit.

Në pamje shihet momenti kur vajzat afrohen pranë efektivëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa policët u kërkojnë të lirojnë rrugën.
Një mënyrë simbolike dhe ndryshe për të shënuar Halloween-in, mes tensioneve dhe protestës që po zhvillohet në kryeqytet./L.F-dritare.net