Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gonxhja publikon bilancin e IKTK-së: 19 site të reja arkeologjike të zbuluara


Ministri i Turizmit, Mjedisit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar bilancin e 7-mujorit të vitit 2026 për Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), duke theksuar rritjen e aktivitetit, investimeve dhe shërbimeve në sektorin e trashëgimisë kulturore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja rendit disa prej rezultateve të institutit, mes tyre rritjen e të ardhurave dhe investimeve, shtimin e projekteve të restaurimit e konservimit, si dhe zbulimin e 19 siteve të reja arkeologjike në zona të ndryshme të vendit. Ministri thekson gjithashtu rikthimin e gërmimeve arkeologjike në Lushnjë pas më shumë se 25 vitesh, me zbulime në Zgjanë dhe Murrizë–Peqin.

Postimi i plotë i Blendi Gonxhjas:

“KUR FLET PUNA! IKTK | 7-MUJORI 2026 – PERFORMANCË DHE REZULTATE NË RRITJE! 7 muaj me rritje të ndjeshme të aktivitetit dhe shërbimeve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK)! Më shumë investime, projekte dhe prani në terren për mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

-Rritje e të ardhurave dhe investimeve në pasuritë kulturore.

-Më shumë projekte restaurimi, konservimi dhe ndërhyrje arkeologjike.

-19 site të reja arkeologjike të zbuluara në zona të ndryshme të territorit.

-Pas më shumë se 25 vitesh, rikthehen gërmimet arkeologjike në Lushnjë, me zbulime të rëndësishme në Zgjanë dhe Murrizë–Peqin.

Rezultate konkrete që tregojnë një angazhim të shtuar të IKTK-së për eliminimin e burokracive e vonesave për qytetarët dhe subjektet, studimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin dhe koordinimin sektorial.", shkruan Gonxhja./K.C/dritare.net