
Gjërat që duhet t’i dini përpara se të prisni flokët me baluke
Dritare.net

Baluket duan kujdes
Shumë më shumë kujdes se flokët që mund të kalohen pas veshit. Krehja dhe stilimi i tyre është një peripeci e vërtetë.
Bëhen shpejt me yndyrë
Nuk ka ndonjë rëndësi nëse i keni apo jo flokët të yndyrshëm. Baluket gjithmonë do të bëhen me yndyrë më shpejt se pjesa tjetër e flokëve.
Nuk i shkojnë kujtdo
Jo të gjithë njerëzve u shkojnë baluket. Kryesisht një prerje e tillë flokësh kërkon fytyrë me tipare ekspresive dhe të rregullta.
Era
Kur fryn erë baluket janë të parat që humbasin formën e tyre. Nuk është çudi të përfundoni me ndonjë krehje në formë palme pastaj.
Janë vetëm flokë
Kështu që rriten sërish. Ndaj mos u shqetësoni nëse duke prerë flokët me baluke nuk keni marrë vendimin më të mirë të mundshëm./d.m-dritare.net

















