Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Gent Hazizi: Një grua më e madhe se unë më ftoi të bëj seks, dhe më mësoi të puthë

Gent Hazizi: Një grua më e madhe se unë më ftoi të

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin’ aktori Gent Hazizi ka folur për kohën kur ishte në Itali.

Aktori ka rrëfyer se një grua e quajtur, Debora e ka mësuar atë si të puthë, pasi e ka ftuar për seks.

“Ajo quhej Debora. Kur po ktheheshim nga diskoteka më pyet ‘Do vish lart në shtëpi pimë një kafe?’. ‘Jo ça kafe, në këtë orë na le pa gjumë kafeja’, i thashë. Ajo insistoi: ‘Pimë ndonjë çaj ose një gotë verë’. Prapë refuzova. Sa tha ‘Ore do vish të bëjmë dashuri?’, pranova direkt.

Më çoi lart te dhoma e vet dhe më puthi vetë e para. Unë nuk dija. Ajo po më mësonte si ta puthja. Po më puthte dhe te veshi. Më pas u shtri në krevat. Aty kuptova që femra është mrekullia e botës. Ajo ishte nudo në krevat kurse mua më kishte ngel çorapja e këmbës së djathtë pa hequr. Duke e hequr rashë në krevat me kokë”, tha aktori./ I.M-Dritare.net