
Gënjeu ndërsa pranoi krimin, arrest me burg për Lorenc Veliajn
E Shtunë 24 Gusht 2019, 12:12
Dritare.net

- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Lorenc Veliaj, i arrestuar pas vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj.
Ai ndihmoi policinë të zbardhte ngjarjen e plotë, pasi ka qenë i pranishëm në momentin e krimit. Veliaj ishte shok i dy vëllezërve që vranë punëtorin e ikondicionerit, ndërsa ata e detyruan atë të merrte përsipër krimin. Ky i fundit ka vendosur të tregojë të vërtetën e ngjarjes. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrim prove” dhe “Armëmbajtje pa leje”, por edhe për vepra të tjera penale./L.F-dritare.net

















