Fundi i luftës? Trump: Marrëveshja me Iranin është firmosur plotësisht
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për përfundimin e konfliktit është nënshkruar plotësisht.
Duke folur gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump u shpreh se procesi tashmë ka përfunduar.
“Jam shumë i lumtur të them se marrëveshja është nënshkruar plotësisht”, deklaroi presidenti amerikan.
Sipas zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, memorandumi i mirëkuptimit është firmosur në mënyrë elektronike nga Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit pritet të zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave në Gjenevë të Zvicrës, ku do të bëhen publike edhe detaje të tjera të marrëveshjes.
Marrëveshja synon t’i japë fund konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe të hapë rrugën për negociata të mëtejshme mbi çështjet e sigurisë dhe programin bërthamor iranian./K.C/Dritare.net

