Na ndiqni edhe në

Arkiv

Franca vë veton, nuk hapen negociatat as këtë vit. Kundër Shqipërisë edhe Danimarka

Franca vë veton, nuk hapen negociatat as këtë vit. Kundër
Mediet italiane shkruajnë se, Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat as këtë vit. Sipas TgCom, Franca ka vendosur veton, duke bllokuar kështu hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ansa” konfirmon se Franca ka vënë veton për hapjen e negociatave, duke theksuar se përveç Parisit, edhe Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë hapjen e negociatave vetëm për Shqipërinë.

“Apelet e përsëritura të Komisionit Europian, Parlamentit Europain dhe Tiranës dhe Shkupit duket se nuk e bindën presidentin francez që këmbëngul në reformimin e të gjithë procesit të zgjerimit për ti dhënë më shumë besueshmëri. Vetëm atëherë sipas tij BE mund të pranojë vende të tjera. Ky pozicion i Makron duket se i shërben edhe për të frenuar forcat populiste në vendin e tij. Letrën e fundit mbi tavolinë e vuri Finlanda për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut. Të sakrifikohet Tirana për të shpëtuar Shkupin si një tentativë për të mos destabilizuar rajonin. Nëse liderët e BE-së nuk na japin dritën jeshile, qeveria jonë është e vdekur” – është shprehur kryeministri maqedon Zoran Zaev. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet”, shkruan ANSA./K.C/dritare.net