Na ndiqni edhe në

Arkiv

Foto/ Të gjithë po tallen me iPhone 11 Pro

Foto/ Të gjithë po tallen me iPhone 11 Pro
Një ditë më parë Apple nxori në treg iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max.

Apple zbuloi të tria versionet e pajisjes, duke treguar një celular me një ekran 6.1 inç që do të vijë në gjashtë ngjyra: vjollcë, të bardhë, të verdhë, jeshile, të zezë dhe Product Red.

Tipari që tërhoqi vëmendjen e shumicës së fansave ishin tre kamerat e grumbulluara në pjesën e pasme të iPhone 11 Pro dhe Pro Max.

Sipas Apple, këto kamera do t'u lejojnë përdoruesve të nxjerrin foto me cilësi akoma më të mirë se më parë, por duket se dizajni i ka lënë fansat të paimpresionuar, shkruan dritare.net

iPhoni me tre kamera është kthyer në objekt talljeje për fansat.

Një e cilëson iPhone-in e ri si frymëzim nga një arrë kokosi, të tjerë nga top bouling, etj./K.C/dritare.net