
Foto/ Rrëfehet Sadije Berisha: Pse nuk ishte Shkëlzeni në dasmën e Princit
Dritare.net

Veç të tjerash, ajo rrrëfen momentin emocionues të takimit me çiftin ish kryeministror, Sali dhe Liri Berisha dhe tregon arsyen pse nuk pati një ftesë për Shkëlzenin. “Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin. Ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen", rrëfen ajo.
Duke rrëfyer momentin e takimit me ish vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berisha ajo e cilëson atë një moment emocionues, duke theksuar se ata janë gjyshërit e dy fëmijëve të saj. “Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Dhe më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë” thotë ajo.

















