
Foto/ Pas gjoksit dhe të pasmeve, ja çfarë operacionesh plastike bëjnë të famshmit!
E Premte 8 Dhjetor 2017, 12:12
Dritare.net

Trendi i ri i operacioneve quhet “Thighlighting” dhe sipas kirurgëve, përfshin procedurat kozmetike që kryejnë pacientët që kërkojnë këmbë të holla si Bella Hadid dhe Jennifer Lopez.
“Thighlighting” u jep femrave këmbë më të tonifikuara edhe pse mund të përfshijë një numër të madh operacionesh të dhimbshme.
Sipas kirurgut plastik, Dr Gabriel Chiu, kjo është një prirje që është frymëzuar nga yjet si Angelina Jolie dhe Kendall Jenner, të cilat vazhdimisht ekspozojnë këmbët e tonifikuara.
“Gjatë disa viteve të fundit, më shumë gra janë fokusuar në shfaqjen e këmbëve të tyre. Kur konturohet saktë, forma e kofshëve ndihmon në zgjatjen e këmbëve, duke krijuar një siluetë të dëshirueshme”, tha ai për The Independent./L.P./Dritare.net

















