
Foto/ Në rastin e një apokalipsi, kjo është ndërtesa luksoze që do të shpëtojë miliarderët
Dritare.net

Në këtë mënyrë kompania nëntokësore
endërtimit Vivos ka bërë më shumë sesa në një shtëpi për të jetuar në rastin e një apokalipsi.
Vivos Europa është një strehë-bunkier në Rothenstein, Gjermani mendohet të jetë më e madhja e ndërtuar dhe më e sigurta në botë. Gjithashtu është një nga më luksozet në botë.
Nëse edhe ju mendoni të jeni pjesë e saj, një vend në këtë bunker është në dispozicion vetëm me ftesë, dhe secilit i duhet
të paguajë 5 milionë dollarë për të qenë pjesë e saj.
Blerësit vetëm atëherë mund të kenë dhomat e tyre të zbukuruara
dhe të përshtatura sipas preferencave. Kur struktura të jetë e plotë, bunkeri masiv do të vendoset për tu mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore, raporton Tirana Observer.
I ndërtuar fillimisht nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë, i cili u përdor si një fortesë për pajisjet dhe municionet ushtarake, prona e pabesueshme u zbulua vetëm kohët e fundit nga themeluesi i Vivos, CEO Robert Vicino.
Ai tha se mundësia për të blerë një hapësirë në bunkerin Europa po prezantohet ekskluzivisht për miliarderët dhe industrialistët globalë.”Ne nuk e dimë kur një apokalips do të ndodhë. Për ata që nuk e kanë siguruar një zgjidhje ende, kjo tashmë është tepër vonë,” tha Vicino. “Kjo është e shtrenjtë, por është një investim në jetën tuaj dhe në pasuri të patundshme.”

















