Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Ja vipat që ishin në spektaklin e bukurisë, Miss Universe Albania 2019!

Foto/ Ja vipat që ishin në spektaklin e bukurisë, Miss Universe
Të premten mbrëma u mbajt eventi më i rëndësishëm i bukurisë që organizohet në Shqipëri, 'Miss Universe Albania 2019'.

Fituese e këtij eventi u shpall  Cindy Marina, një vajzë me origjinë nga Shkodra, por me vendbanim në Amerikë.

Këtë mbrëmje spektakli ishte i mbushur me emocion dhe tension në të njëjtën kohë, pasi të gjitha vajzat po garonin për të triumfuar.

Në këtë event, morën pjesë edhe shumë vipa, ndër ta: Aurela Gaçe, Fatmir Hysenbelliu,  Pranvera Borakaj, Floriana Garo, Evi Reci, Fjolla Morina dhe shumë të tjerë.

Dritare.net ka sjellë për ju, në galerinë më poshtë, vipat që morën pjesë në mbrëmjen spektakolare të "Miss Universe Albania 2019". Mos  i humbisni!/K.C/dritare.net