Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto e video/ Sulmohet barbarisht Laert Vasili

Foto e video/ Sulmohet barbarisht Laert Vasili
Aktori i njohut, Laert Vasili është sulmuar fizikisht një natë më parë.

Sulmi ndaj Vasilit ka ndodhur para ambienteve të Teatrit Kombëtar, ndërsa aktori ka përfunduar në spital, informon dritare.net

Aktori përmes një postimi në facebook, tregon se sulmuesit kanë qenë anëtarët e “Aleanca për Teatrin” një grupim aktorësh që qëndrojnë prej muajsh para Teatrit.

Vasili thotë se në krye të këtij sulmi ka qenë Robert Budina, i njohur si një ndër kundërshtarët e prishjes së teatrit.

“ “Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!

Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!

P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!”-shkruan Vasili./ I.M-Dritare.net