Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ “Borchardt turp për ju”, Policia merr në mbrojte ambasadorin dhe familjen e tij

Foto/ “Borchardt turp për ju”, Policia merr në mbrojte
Pas kërcënimit të një jave më parë nga disa të rinj, Policia e Shteti ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE në Tiranë Bernd Borchardt, në murin e banesës së të cilit u shkrua me bojë “Borchardt turp për ju”

Policia ka vendosur që ta marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE bashkë me familjen e tij dhe në pamjet e sjella nga Shqiptarja.com duken policët, që janë vendosur 24 orë poshtë hyrjes së pallatit.

Disa ditë më parë disa të rinj pas reagimit të ambasadorit, i cili dënonte dhunën në protestën e opozitës shkruan me bojë në murin e pallatit ku banon Borchard dhe thërrisnin në kor, “Bochardt shame on you”.

Për këtë rast policia e shteti ka shoqëruar dy aktiviste të LRI, njëra prej tyre ish-kandidate e LSI për deputete në zgjedhjet e 2017-ës.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë e dënuan gjestin e të rinjve duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje për reagimin e Borchardt./e.k-Dritare.net