

Dola ne zyre. Pyeta Valin se ça ka ndonjë të re. Më tha se Meta po vazhdonte turin promovues bashke me Çim Pekën të cilit po i lan nderin që e futi në Tropoje, dhe me Ilir Kullen. Kishte kënduar në Korçe dhe kërcyer në Pogradec. Pyeta mos e ka nxjerrë Mona nga shtëpia se mbeti rrugëve, por më tha qe nuk kishte dëgjuar për ndonjë sherr përndryshe Mona do nxirrte jashtë edhe Petrit Vasilin nga selia e LSI-se. I thashë Shalsit si deputet i zonës që duhet të bëjmë ndonjë gjë që ta sfumojmë Metën dhe më tha që po ngjitet në mal. Nuk u zgjata t’i thoja se nuk i plas njeriu se kush hypën në malet tona se ka hyp Gjergj Bojaxhiu në Everest dhe nuk ia ndjeu njeriu.
Pastaj pyeta se ke promovon dhe me thanë që promovon më shumë portalin e Pekës.
I thashë te më lidhnin me Lulin. Nuk e hapte telefonin. I çova mesazh se mos i ka mbetur hatri. Më tha që nuk fliste dot se ishte me Monën. I thashë më merr kur te kesh kohe. Me mori pas nja dy orësh dhe më tha që e kanë vendosur të bëjnë protesta në 15 janar. I thashë ta shtyje pak se nuk ka gjashtë muaj që bëri mitingun e fundit dhe ende nuk e ka marre veten. Me tha qe do ta fliste prapë me Monen. Me mori pas gjysëm ore dhe më tha qe mezi ia kishte mbushur mendjen që ta bënte në 27. Shume mirë i thashë, kështu po planifikoj edhe unë ndonjë vizitë jashtë dhe ju bridhni për qejf gjithë diten.
Pastaj pyeta për plakun. Me thanë që kishte një fatkeqësi familjare. Shyqyr, mendova, do rrimë rehat ca ditë.
Pyeta për reformën në drejtësi. Më thane që prokurori i Elbasanit nuk pranon të dalë nga zyra. Me zëmer i dhashë të drejtë. Si u lënka zyra aq kollaj.
Pasdite lexova letrën e Hakiut. E kishte qarë. Djalë besnik.
Pastaj pyeta ça bëhet nga partia. Me thane që Pandi e paska me gjithë mend punën e emigracionit por ankohet se nuk ka zyra. I thashë qe do ti japim sa të bëjmë ndonjë shtesë kulle tek kryeministria.
Nuk di kë të thërras në darkë të më tregojë ndonjë barcaletë.
Se më ngriti nervat edhe Linda, që veshi këtë fustanin e tmerrshëm, sot te Expo COD, sikur e kishte nga martesa parë./ dritare.net
Dt. 9.1.2018
Viti i pestë i mbretërimit

















