Na ndiqni edhe në

Fjorda di një Vend

Fjorda Llukmani: Gëzuar ditëlindjen e 100 Tiranë! Kush të thotë je e shëmtuar, mos bëftë hajër!

Fjorda Llukmani: Gëzuar ditëlindjen e 100 Tiranë! Kush të

Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqyteti i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës. Nga 1920, deri sot Tirana ka pësuar ndryshime të mëdha. E ndërkohë sot organizohet një koncert te sheshi Skënderbej, ku do të marrin pjesë gjigantët e muzikës së Shqipërisë së Mesme. 100-vjetorin e Tiranës e ka uruar edhe gazetarja dhe blogerja e dritare.net, Fjorda Llukmani, e cila prej një viti jeton dhe studion në Vjenë. Blogerja ka ndarë shpeshherë me ne vendet e veçantazbulonteTiranë. "Gëzuar ditëlindjen e 100 Tironë Qyteti ku u linda e kam kujtimet më të bukura të jetës. Kush të thotë je e shëmtuar s'të njeh mjaftueshëm sa qoshe të bukura që ke? Rrugicat, malet, kodrat, lumenjtë e liqenet e Tironës i njoh më mirë nga çdo vend tjetër. Me sy mbyllur e gjej rrugën për Dajt apo në Liqenin e Farkës? Mos bëftë hajër kush punon kundra teje e hedh balte mbi qytetin që u rrit, u shkollua apo u martua? Kujt s'i pëlqen të

kthehet andej nga ka ardhur? Ngordha për një teke raki, pak djathë nape e një cikë fërgesë në Baldushk? S'ka si shtëpia??",- shkruan Fjorda në Instagram./K.C/dritare.net