Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Filmi “Ndërkombëtarët”/ Pluton Vasi fiton çmimin e parë në Londër

Filmi “Ndërkombëtarët”/ Pluton Vasi fiton

Mbrëmë është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Londër. Në këtë festival mori pjesë edhe filmi shqiptar "Ndërkombëtarët".

Filmi "Ndërkombëtarët” me regji nga Pluton Vasi, skenar nga Ylljet Aliçka dhe prodhim i Vjollca Dedei ishte nominuar në tri kategori kryesore: "Skenari më i mirë", "Regjia më e mirë" dhe "Filmi më i mirë në gjuhë të huaj", në London International Film Festival 2020. U arrit të fitohet vetëm një çmim, nga Pluton Vasi si "Regjisori më i mirë".

Filmi e pati premierën për publikun shqiptar më 31 tetor të 2019-ës. Regjisori përmes filmit na njeh me intrigat dhe dritëhijet e mëdha, që shoqëron përfaqësuesit e strukturave perëndimore në vendet e Lindjes.

https://www.facebook.com/100010212121712/videos/pcb.1082703215413406/1082703112080083/?type=3&theater

Aktorët e filmit artistik janë: Eni Shehu, Kastriot Çaushi, Hervin Çuli, Rovena Lule, Karafil Shena, Indri Shiroka, Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Adele Gjoka, Mehdi Malkaj, Ardian Cerga, Albana Sancolli, Sara Kolami, etj. Në rol kryesor është aktori Eni Shehu, i cili interpreton Roshin. Filmi është historia e Roshit që bëri realitet ëndrrën e tij, por e humbi. Është historia e dashurisë së Roshit me spanjollen e bukur. Mbi të gjitha, është historia e vendimmarrjeve të mëdha në jetë e ruajtjes së integritetit./K.C/dritare.net