Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatma Haxhialiu tregon historinë e dashurisë: Ishim të tmerruar nga ideja e një lidhjeje serioze

Moderatorja, Fatma Haxhialiu ka postuar një foto në Instagram me bashkëshortin e saj, buzë detit.

Fatma dhe Përparimi shfaqen më të dashuruar se kurrë, në foton e shkrepur nga fryti i dashurisë së tyre, Kian.

Përbri fotos, si rrallëherë, gazetarja ka treguar një copëz nga historia e tyre e dashurisë.

Fatma shkruan se, në fillimet e tyre të dy ishin të tmerruar nga ideja e një lidhjeje serioze, pasi kishin plane të tjera për jetën.

Që në takimet e para, ata ia bënë të qarta njëri-tjetrit planet e tyre dhe martesa nuk bënte pjesë në to.

“Dhe kështu pas 14 vjetësh këta të dy me plane shumë, fotografohen nga fryti i tyre dashurisë”,- thotë Fatma.

Në fund fare, Fatma ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ndjekësit e saj.

“Kur u takuan keta te dy para 14-vitesh, ajo 19, ai 24 vjec, ishin te tmerruar nga ideja e nje lidhjeje serioze.

Edhe pse ishte dashuri me shikim te pare nga te dyja anet, ne takimet e para te dy duke bere interesantet ja bene te qarte njeri-tjetrit;

-Ti me pelqen, por mos krijo ide te medha, nuk mendoj ende te kem dicka serioze,- thoshte ai.

-Eha ca planesh kam une, shkolla, karriera, pa te ofenduar, por keto pune qe thua ti jane ne fund te listes per mua. Une do martohem 40 vjec, nuk e mendoj dot veten ndryshe-, ja kthente ajo!

Dhe keshtu pas 14- vitesh keta te dy me plane shume, fotografohen nga fruti i tyre dashurise ????

Morali i perralles; mos bej plane shume, se dashnia nuk pyet, ne nje forme ose ne nje tjeter do e gjej rrugen e vet per te ardhur tek ti te te "prish" planet fillestare per projektet me te bukura ne jete, ato qe as i kishe menduar ndonjehere ❤”,- shkruan Fatma./K.C/dritare.net