Fansat kryqëzojnë Jonida Maliqin, e detyrojnë të fshijë foton me majmunët e lidhur
Dritare.net
Ndjekësit e saj, sidomos ata që janë të ndjeshëm ndaj kafshëve, nuk e kanë pritur mirë postimin, duke thënë se majmunët me të cilët ajo argëtohet duke bërë foto, po vuajnë të lidhur.
Jondia e ka fshirë foton dhe ka dhënë një sqarim publik për të gjithë.
"Kanë ardhur në adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve.
Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj. Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt. Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije! Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton! Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe. Faleminderit per mirekuptimin!”, ka shkruar Jonida./E.B-dritare.net