
"Fajdexhinjtë e Shkodrës"/ Apeli merr vendimin për të arrestuarit
E Mërkurë 3 Prill 2019, 17:05
Dritare.net

Në arrest me burg për veprën penale “ushtrim pa liçensë të veprimtarisë bankare” janë lënë shtetasit Edi Memçaj, Ilir Sokoli, Artan Dragani, Pashko Vuksanelaj, Lulzim Sylja dhe Berhan Alija.
Ish prefekti gjithashtu akuzohet për veprën penale “ushtrim pa liçensë të veprimtarisë bankare”. Të arrestuarit e akuzojnë atë dhe pretendojnë se ish prefekti i ka mashtruar dhe duhet të hetohet për mashtrim. Ndërkohë, gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur “arrest me burg” për dy djemtë e ish prefektit Robert dhe Elton Radovano të cilët që në janar janë arratisur nga Shkodra në drejtim të paditur për shkak të borxheve që mendohen se shkojnë deri në 13 milionë euro në total. /D.B/Dritare.net

















