Fotografia familjare/ Erdoğan pret liderët e NATO-s në Ankara
Tuesday 7 July 2026, 21:09
Dritare.net

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan, pritën në Kompleksin Presidencial në Ankara krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe bashkëshortet e tyre, në kuadër të Samitit të 36-të të Aleancës.

Para darkës zyrtare, liderët u pritën një nga një nga presidenti turk dhe më pas realizuan fotografinë tradicionale familjare.
Pritja dhe darka zyrtare u zhvilluan me dyer të mbyllura për mediat./dritare.net
