Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Momenti kur kryeministri Rama pritet nga presidenti Erdogan në Ankara!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ka mbërritur në Ankara, ku mori pjesë në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Samitit të NATO-s dhe është organizuar në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, si dhe bashkëshorteve të tyre.

Gjatë samitit, liderët e vendeve anëtare të Aleancës diskutojnë çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe sfidave të përbashkëta ndërkombëtare./K.C/dritare.net