Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emrat/ Kush janë 30 futbollistët e nominuar për Topin e Artë?

Emrat/ Kush janë 30 futbollistët e nominuar për Topin e
Tanimë janë zyrtarizuar 30 kandidaturat, pretendente për të fituar Topin e Artë, të cilin një vit më parë e ka marrë kroati Lika Modriç.

Lista me 30 emrat e përzgjedhur është bërë nga një juri prej 180 gazetarësh dhe nga vetëm një përfaqësues për çdo shtet dhe çdokush prej tyre ka për detyrë të votojë 5 lojtarë duke filluar nga 6 pikë, 4, 3, 2, dhe një pikë për futbollistin e fundit.

Në rast se ka barazi pikësh mes dy apo më shumë lojtarëve, në konsideratë merret ai që ka grumbulluar më shumë vende të para, dhe kështu me radhë nëse dhe vendet e para janë në barazim, atëherë shikohen votat si vend i dytë. Nëse çdo gjë do të jetë në barazim, atëherë do të bëhet një balotazh mes lojtarëve të vendit të parë.

Kriteret

Kriteret për përcaktimin e çmimit janë përshkruar në artikullin numër 10 të rregullores përkatëse.

– përveç paraqitjeve personale, merret në konsideratë dhe paraqitja e ekipit.

– vlera e lojtarit (talent dhe fair play)

– karriera

– personaliteti, karizma.

Ja lista e 30 lojtarëve të përzgjedhur:

Lojtari Skuadra

1) Sadio Mane Liverpul

2) Serxhio Aguero Mançester Siti

3) Frenki De Jong Barcelona

4) Hugo Loris Totenhem

5) Dushan Tadiç Ajaks

6) Mark-Andre Ter Shtegen Barcelona

7) Pierre-Emerik Obamenajg Arsenal

8) Doni Van De Bek Ajaks

9) Trent Aleksandër-Arnold Liverpul

10) Kilian Mbape PSG

11) Karim Benzema Real Madrid

12) Xheorxhino Vajnaldum Liverpul

13) Kristiano Ronaldo Juventus

14) Alison Beker Liverpul

15) Matajs De Ligt Juventus

16) Virxhil Van Dajk Liverpul

17) Hueng-min Son Totenhem

18) Robert Levandovski Bajern Mynih

19) Bernardo Silva Mançester Siti

20) Roberto Firminjo Liverpul

21) Kevin De Bryjn Mançester Siti

22) Lionel Mesi Barcelona

23) Rihad Mahrez Mançester Siti

24) Antuan Grizman Barcelona

25) Kalidu Kulibali Napoli

26) Rahem Stërling Mançester Siti

27) Mohamed Salah Liverpul

28) Markinjos Paris Sën Zhërmen

29) Zhoao Feliks Atletiko Madrid

30) Eden Hazard Real Madrid/ I.M-Dritare.net