
Elton Iliriani: Shqipëria vend modern, në vitin 1991 i kam çuar letër dashurie një mashkulli në Tepelenë
E Mërkurë 19 Shkurt 2020, 16:04
Dritare.net

Sidomos tha Iliriani në lidhje me transgjinorët krahasuar me vendet e tjera, në të cilët vriten njerëz në mes të qyteteve. Shqiptarët po nuk i ngacmove te bërthama e tyre, askush nuk të bie. Po kështu për ta vërtetuar këtë ai tha se gjithmonë e ka treguar pëlqimin e tij ndaj djemve dhe në vitin 1991 i ka dërguar një letër dashurie një mashkulli, përmes një shoku, në Tepelenë.
Përveçse ata u habitën, që asokohe, Iliriani tha se nuk është diskriminuar. Ai mbështeti mendimin se Shqipëria nuk mund të jetë si Amerika, ama përsa kohë ata nuk ngacmohen rrugës, nuk ofendohen drejtpërdrejtë, atëherë sipas Ilirianit, askush nuk duhet të thotë se Shqipëria është vend diskriminues./L.F-dritare.net

















