
Eljan Tanini: Ja çfarë më dha Erion Veliaj!
Dritare.net

Këto e kanë cilësuar një shpërblim nga Erion Veliaj për t’i mbyllur gojën aktivistit. Tanini njihet për protestat e shumta kundër betonizimit dhe kundër ndërtimit të parkut të lojrave në ambjentet e Liqenit Artificial në kryeqytet.
Tanini tregon për dritare.net të vërtetën e kisokës, duke thënë se libraria e tyre nuk është një ndërtim, por bëhet fjalë për një instalacion të lëvizshëm, të krijuar nga një grup të rinjsh, si dhe nga Ecovolis. Sipas aktivistit, Bashkia e Tiranës ka dhënë vetëm lejen e ndërtimit dhe jo fondet për ndërtimin.
“Donatorët janë të ndryshëm por ata janë të gjithë privatë. Ne nga Bashkia kemi marrë vetëm lejen dhe jo fonde, madje as nuk kërkuam.
Ti nuk mund të punosh apo të bësh një gjë të bukur nëse nuk merr leje te një institucion përkatës, në këtë rast Bashkia.
Gjithmonë nëse do të jetë një ide të bukur dhe në komfort me mjedisin gjithmonë, sigurisht që do ta paraqes te njerëzit që janë përgjegjës për të dhënë leje. Në këtë rast ideja e librarisë u pranua. Ajo është një gjë e vendosur pa beton, në mënyrë shumë të thjeshtë, mbi të gjitha nuk i kemi bërë asnjë dëm natyrës. Duhet të trokasësh te ai që është përgjegjës për qytetin.”
Eljani thotë se kritikat e bëra, i cilëson të pabaza dhe ai nuk i është shitur as Erjon Veliajt e askujt.
"Unë nuk e di pse jam shitur, siç thonë disa portale, as nuk ekuptoj se ku e mbështesin këtë gjë. Ky nuk ishte një projekt që aplikuan njerëz të merrnin para apo konkurs me një çmim final. Aspak ishte një ide e disa të rinjve,është një ide dhe punë vullnetare në grup.
Madje gjithëkush që do të japë donacione, një raft, apo disa libra është i lutur t’i sjellë. Pasi ne duam të integrojmë familjet të vijnë me fëmijët e tyre, të lexojnë libra e të argëtohen. Ajo është një gjë me xham dhe me dru mbi një mbajtëse druri. Është e lëvizshme, ne do ta lëvizim brenda parkut të liqenit. Nuk do qëndrojë këtu, ku e shikoni tani. Ky është një sistem i matjes së vlerave të fëmijëve që ne po përpiqemi t’i njohim dhe të dimë ku kanë dëshirë fëmijët të rrinë, apo të luajnë. Ne dje e inaguruam dhe pati një impakt shumë pozitiv te njerëzit që erdhën apo te fëmijët që nisën të lexonin.”
Tanini thotë për dritare.net se vazhdon të jetë kundër betonizimit të Parkut dhe kundërshtimet që ka bërë me anë të protestave.
“Unë do vazhdoj t’i mbroj idetë e mëparshme mbi parkun dhe do të jem kundër betonizimit që i bëhet Liqenit. Se unë ndërmora një nisëm me një grup të rinjsh, nuk do të thotë që mbështes betonizimet që i bëhen Liqenit Artificial. Asgjë nuk ka ndryshuar. Përsëri mendoj se Parku i Fëmijëve dëmton ambjentin përreth Parkut.”/ dritare.net

















