Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eksklusive/ "O sa mirë me qenë shqiptar!"

Eksklusive/ "O sa mirë me qenë shqiptar!"

Nga Dritare.net

Mëngjesi i datës 15 Qershor nisi me një frymë ndryshe në rrugët e Tiranës. Duke nisur me autobusat që në pjesën e përparme të tyre mbanin flamurin e Shqipërisë, për të vazhduar te makinat por edhe motorrat. Në çdo dyqan shihje flamujtë kuq e zi, fanellat me emrat e futbollistëve, kapele. Njerëzit ecnin në rrugë si të donin të mbaronin punë shpejt pasi ora 21:00 ishte e prenotuar, asgjë nuk mund ti pengonte për të parë ndeshjen e Shqipërisë me Francën.

 13472394_1035281719840464_1543521745_n

Atmosfera ndizet që prej orës 19:00, ku tifozët e Shqipërisë lëvizin në rrugët e Bulevardit e nëse i sheh në disctancë të ngjason me një marshim kuq e zi.

Janë euforikë, të lumtur e të bindur se lojtarët e Kombëtares do i bëjnë të gjithë shqipatrët krenar.

“Nuk e di nëse do fitojmë apo jo, shpresoj të ndodhi një gjë e tillë por edhe nëse nuk fitojmë e rëndësishme është të mbajmë një rezultat barazim dhe të bëjmë një lojë të bukur.”

“Sot kam më shumë emocione se javën e kaluar, po luajmë me një skuadër të madhe e për më tepër në shtëpinë e tyre. Por kam besim të lojtarët tanë, trajneri dhe më shumë te tifozët që do të jenë në stadium pasi ne këtu e sigurt që do japim mbështesim me gjithë shpirt.”13479908_1035281609840475_1978297433_n

 “Më vjen për të qarë se herë që shoh kur emri Shqipëri vlerësohet në botë, është shumë bukur të shohësh shqiponjën tonë të fluturojë krenare dhe ndeshja e sotme jam e sigurt që ashtu do na bëjë të ndjehemi. Krenare për lojtarët tanë që po na bëjnë të njohim se çfarë do të thotë të jesh tifoz me zemër në kompeticione të atilla.”

Këto janë disa prej komenteve që qytetarët shprehën para fillimit të ndeshjes për dritare.net.

13434210_1035281676507135_1068394399_n

Një prej zonave më të reja dhe më të populluara është edhe sheshi Nënë Tereza, ku është hapur Tirana Fan Zone.

Janë me qindra njerëz, të moshave të ndryshme nga fëmijë të shoqëruar nga prindërit deri te të moshuar që janë rehatuar për të shijuar ndeshjen e jetës së tyrë, siç edhe ata e cilësojnë.

 

Edhe pse ora shënon ende 20:00, të gjesh një hapsirë për tu ulur është një mision i pamundur. Disa prej tyre janë vendosur në shesh që herët pasi e dinin se sa e vështirë do të ishte të gjendej vend.

13453184_1288386091189256_1637966248_o

“Kam ardhur këtu në orën 16:00, durova diellin e fortë e lodhjen sepse e dija shumë mirë që më vonë nuk do arrija të rehatohesha. Por ia vlen të sakrifikosh të nxehtin për të parë djemtë tanë të fitojnë.”- shprehet Kosta, 20 vjeç.

Brohoritjet startojnë sapo nis të këndohet himni i Shqipërisë nga lojtarët, ku së bashku me ata i bashkohen edhe tifozët në shesh. Politekniku ka marrë ngjyrat e kuqe, maja e të cilit prek qiellin e natës dhe krijon ngjyrat e flamurit më të bukur në botë, siç një patriot shqiptar do të shprehej.

13461248_1288386471189218_1129892831_o

Ndeshja fillon, e ndërkohë të gjithë tifozët janë të përqëndruar në ekran. Kush me gishtat e kryqëzuar e dikush tjetër që nuk ndalon së duartrokituri, disa bërrtasin kur lojtarët humbasin mundësitë për të bërë gol e një pjesë tjetër qëndrojnë në heshtje e urojnë që në minutat në vazhdim do të shënohet pika.

13445896_1288386497855882_1942713265_o (1)

Minutat kalojnë por shpresa se ndeshja do të përfundojë në barazim vazhdon të jetë e palëkundur.

 Por do të ishtë goli i bërë në minutën e 90’ nga Griezmann i cili bëri që disa prej njerëzve të largoheshin të trishtuar.

13442106_1288385004522698_2030178075_o

Disa prej tyre ende mendonin se makthi i minutave shtesë nuk do të ishte e në këtë ndeshje por do mund të rikuperohej goli. Por nuk ndodhi kështu, në minutën e 96’ Payet shënon golin e dytë.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur, kam qënë gjatë gjithë kohës më shumë se i emocionuar. Tani nuk kam fjalë. Por di të them që ndeshja e sotme më bëri ta dua më shumë futbollin.”

“Në minutën e 90’ mu  mbushën sytë me lot, gjithsesi edhe nëse do e merrnim një pikë nuk do të ishte e vjedhur por e merituar. Nuk ka rëndësi rezultati por e rëndësishme është që të na bëjnë të ndihemi krenar.”- shprehet Flori.

13452997_1288384447856087_606602460_o

“Lojtarët bënë një ndeshje shumë të bukur, ata luajtën me zemër. Edhe pse humbëm në pikë ne kemi fituar shumë më shumë se kaq.”

“Nuk do të vija kurrë një skedinë për Shqipërinë, është skuadra e zemrës dhe nuk mund të fusja ‘baste’ për të. Nëse do fitonim do gëzohesha më shumë se shumë por edhe tani që humbëm nuk e mendoj të vë skedina për ndeshjen që kemi me Rumaninë.”

13467488_1288384547856077_1761127557_o

“Edhe humbja është pjesë e lojës, ka shumë vlera loja që në bëmë dhe ajo ishte shumë e arrirë. Dhe ne ende e kemi një mundësi më Rumaninë.”

13457746_1035281569840479_1850571388_n

“Nuk e prisja këtë rezulatat, shpresoja shumë se do të fitonim ose të paktën të ishim barazim në fund. Jam pak e zhgënjyer por jo me lojtarët tanë apo De Biasin ata janë supes, jam e zhgënjyer me fatin tonë. Ne meritojmë më shumë dhe loja e sotme e vërteton këtë.”

13461002_1288384774522721_426946736_o

“Sonte çunat treguan karakter dhe bënë një lojë shumë të arrirë, luajën si të barabartë në një fushë të pabarabartë pasi nëse marrim  parasysh cilësinë e një skuadre si Franca dhe për më tepër që ishim miq atje, tregon shumë për skuadrën tonë. Ne kemi cilësi, e vetma gjë që na duhet është eksperienca pasi mos harroni që ne jemi shumë të rinj dhe futen edhe emocionet në mes.”

13479754_1035281633173806_1996686502_n

Komentet e tifozëve janë të shumta por ato të gjitha kanë një emërues të përbashkët, dhe ai është ndjenja e krenarisë që të gjithë ndjejnë. Si një njohëse e re dhe  modeste e sportit që jam, mund të them bindshëm që kjo ndeshje ishte një indicie se vetëm talentet janë ambasadorët e vërtetë të një vendi. Dhe lojtarët e Kombëtares sonë e vërtetuan më së miri në ndeshjen me Francës.

E në fund të ditës të gjithë thoshin vetëm një shprehje “O sa mirë më qenë shqiptar” duke i pasur sytë drejt ndeshjes me Rumaninë në datën 19 Qershor./dritare.net