Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E sulmuan me vezë në New York/ Rama: Pula histerike, nuk më ndalni me baltë e jargë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit me vezë nga disa protestues gjatë vizitës së tij në New York, duke përdorur tone të ashpra ndaj tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i cilësoi protestuesit si “pula histerike” dhe deklaroi se nuk do të ndalet “me baltë, vezë dhe jargë” në misionin e tij për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Kryeministri iu përgjigj gjithashtu akuzave për korrupsion, duke thënë se sistemi institucional në vend po tregon aftësi për t’u “vetëpastruar”.

Reagimi i Ramës

“Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni! Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion:

Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!

Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës”, tha Rama./K.C/dritare.net