Bashkëshortja e aktorit të njohur si Kemal nga seriali “Dashuri e Pafund”, Fahriye Evcen kohët e fundit është akuzuar për faktin e ka bërë operacione në fytyrë. Dritare.net informon se aktorja e njohur është krahasuar me fotot e saj të mëparshme dhe se kanë gjetur shumë ndryshime në fytyrën e saj. Por aktorja e njohur ka reaguar sot për herë të parë kundrejt akuzave për ndërhyrje plastike. Me një foto pa make up ajo e ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit duke e shoqëruar me këto fjalë :”No make up, No filter, No DR. Sorry not sorry”. Me këto fjalë ajo i ka dhënë fund spekulimeve për operacione plastike./M.S-Dritare.net