
Dy shtetas rus akuzohen si përgjegjës për helmimin e Sergei dhe Julia Skripal
E Mërkurë 5 Shtator 2018, 12:12
Dritare.net

Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33, u helmuan me agjentin nervor Novichok në mars.
Sue Hemming, drejtoreshë e Shërbimeve Ligjore të CPS, tha se kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov.
Veprat përfshijnë komplotin për të vrarë Sergei Skripal; vrasja në tentativë e Sergei Skripal, Yulia Skripal dhe Nick Bailey; përdorimi dhe posedimi i Novichok-ut në kundërshtim me Aktin e Armëve Kimike. V.D/Dritare.net/

















