Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtori i ‘TV Alsat’ në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete! Nisin hetimet

1786630071_lirimhajredini.png

Drejtori operativ i televizionit Alsat-M, Lirim Hajredini, është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Shkup.


Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, trupi i Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, transmeton KosovaPress.


Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Trupi i pajetë i Hajredinit pritet t’i nënshtrohet autopsisë, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.