Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

'Do i rrëmbente një ministre bionde', Neritan Ceka: Ja si i shpëtova Ramës 230 mijë dollarë!

'Do i rrëmbente një ministre bionde', Neritan Ceka: Ja si i
Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘Provokacija’ ka treguar një rast ku i ka shpëtuar shtetit dhe Ramës 230 mijë dollarë, që sipas tij do ti merrte një ministre bionde.

“Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti. Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë.  Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj.  Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë. Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim. Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla”, tha Ceka./e.k-Dritare.net