

“Dieta me pak karbohidrate ka një sërë përfitimesh shëndetësore për diabetin e tipit 2”, thotë dr. Clare Bailey. “Nëse do të ishte ilaç, kompanitë do të rendnin për ta testuar dhe licencuar”. Ekspertët rekomandojnë që për pacientët me diabet të ofrohet dieta me pak karbohidrate dhe e lartë në proteina. Njerëzit mbipeshë me diabet të tipit 2 të cilët kanë ndjekur këtë dietë kanë pasur sukses në rënien në peshë dhe parandalimin e rritjes së niveleve të sheqerit në gjak. Mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak është e rëndësishme për të ulur ndërlikimet që vijnë si pasojë e diabetit, si sëmundjet e zemrës dhe dëmtimi i enëve të gjakut. Personat që ndjekin dietat me pak karbohidrate mendojnë se kjo dietë është më e mirë për personat me diabet të tipit 2 sepse mund të mbajnë nën kontroll nivelet e glukozëd. Duke qenë se të gjitha llojet e karbohidrateve, duke filluar nga mielli i përpunuar deri tek drithërat, kthehen në glukozë kur treten, ka kuptim që të konsumoni më pak nga to./Shendeti/

















