
Detajet e reja/ Ja si u plagosën çifti i bashkëshortëve
E Diel 19 Janar 2020, 22:10
Dritare.net

Policia njofton se 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.
Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.
Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.
Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ I.M-Dritare.net

















