Deputeti Rrafmani shpjegon fotot e djalit të tij me kallash
Dritare.net
Rrafmani: Këto janë shpifje të opozitës që nuk u kënaq duke vrarë në 21 janar dhe ka shkaktuar 26 viktima në Gërdec.
Gazetari: Por në fotot e profilit të djalit tuaj ka foto me euro, prerja 500-she?
Rrafmani: Ky është spekulim. Fotoja e djalit tim është fushatë sensibilizuese kundër evazionit fiskal. Ne jemi angazhuar familjarisht për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit në mënyrë që të realizojmë rilindjen urbane.
Gazetari: Po në foton ku djali ka dalë duke qëlluar me kallashnikov:
Rrafmani: Ka baba çun or ti. Djali im më ka ngjarë mua, është një intelektual. Ajo është fushatë për mbledhjen e armëve pa lej. A u fol tek gazetat që do mblidhen armët, a jo? E pra edhe djali jem ju bashkua kësaj fushate.
Gazetari: Po fotoja ku kishte shkruar emrin e Xhensilës me fishekë.
Rrafmani: E ka baba artist çunin. A ishte pardje konferenca kundër trafikimit të femrave dhe dhunës ndaj tyre? Ajo mo pra ku të gjitha grave që flisnin ju shkiste goja për të keq. Ja pra, për të sensibilizu popullin e Krujës, çuni jem bëri atë kompozim. Pse, ça ka më shumë Edi Rama se çuni jem?
Gazetari: Po fotot me kanabis, çfarë kuptimi ka?
Rrafmani: Ajo është fushatë kundër kanabisit. Po jo gazetarëve mirë ju ka thënë Rama që jeni kazan, se ju shkon mendja veç për keq.
Gazetari: Zoti Rrafmani, në bazë të.....
Rrafmani: Or ti çun, a e shikon që kam folur më shumë se gjithë vitin në parlament. Mjaft tani se na u lodhën nofllat. E trego edhe mbiemri që ne jemi fis i t’rrafmes jo i t’folmes./dritare.net