Dënimi ndaj Salianjit është realisht penalizim i opozitës

Nga Mero Baze

Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, është dënuar sot me një vit e gjysëm heqje lirie, e cila i është konvertuar në dënim me kusht, duke nxitur një protestë të fortë të drejtuesve të Partisë Demorkatike dhe ish- kolegëve të tij deputetë.

Dënimi i Salianjit është simbolik, përsa i përket masës së tij, por në fakt cilësisht është një dënim penal ndaj partisë më të madhe opozitare në vend.

Edhe pse akuza e ka gjetur fajtor personalisht Ervin Salianjin dhe mund t’i kushtojë shmangien nga Parlamenti i ardhshëm, realisht vepra penale është realizuar nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha.

Video-mashtrimi i të ashtuquajturës “çështje Babale”, nuk ishte një akt personal i Salianjit apo Olldashit dhe as ndonjë zbulim i tyre.

Siç del qartë nga hetimi i Prokurorisë, por dhe mënyrës se si u zhvilluan ngjarjet, ajo ishte një pjesë  e strategjisë së luftës politike të PD, dhe një akt i cili u përdor gjatë politikisht, me vetëdije të plotë, edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën.

Pra në këtë aspekt, është e padrejtë që peshën penale të këtij akti e kanë marrë Salianji dhe Olldashi, pasi këta të dy nuk është se kanë përfituar diçka personale, duke u angazhuar në këtë çështje, përveç rrogës së PD.

Partia Demokratike ka tentuar të jetë përfituesja politike e këtij akti dhe plotëson si institucion gjithë tablonë e një vepre penale për shpifje, pasi ka qenë e ndërgjegjshme për fallcitetin e skenarit, dhe po ashtu ka tentuar të përfitojë prej asaj shpifjeje.

LEXO DHE :  Punonjëses së policisë në Durrës, i vihet tritoli në oborrin e shtëpisë

Ndaj edhe pse simbolikisht sot janë dënuar dy nëpunës të PD, nën akuzë është vënë politika e opozitës dhe përpjekja për të përfituar politikisht përmes montimit të akuzave ndaj kundërshtarëve.

Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo politikan në krye të një partie, të refletonte politikisht ndaj penalizimit të politikës së tij nga një gjykatë dhe të merrte përgjegjësitë e tij.

Në fakt PD po bën të kundërtën, po tenton të shmangë përgjegjësinë. Prania në sallë e ish- deputetëve të PD, reagimet e ashpra të Berishës e Bashës, përveçse vijnë nga fakti se drejtësisë “po i del turpi” të ndëshkojë dikë prej tyre, po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre në këtë histori, pasi drejtësia nuk po dënon thjesht dy zyrtarë të PD, por po dënon politikën e PD përmes video-kasetave të montuara.

Dhe ky është një bilanc i trishtuar për një opozitë, që në  fakt ka pas plot arsye sheshit, për të bërë opozitë, por ka preferuar të shpikë një realitet në studiot e montazhit./ TemA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.