Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dalin fotot/ Fejohet princesha Beatris, me milionerin Eduardo Mapelli Mozi

Dalin fotot/ Fejohet princesha Beatris, me milionerin Eduardo Mapelli Mozi
Princesha Beatris është fejuar me manjatin e pronave, Edoardo Mapelli Mozzi, ka njoftuar sot Pallati i Bakingamit.

"Jemi jashtëzakonisht të lumtur që po ndajmë me ju lajmin e fejesës së fundit.",- shkruan pallati mbretëror.

"Ne të dy jemi kaq të entuziazmuar që po fillojmë këtë aventurë së bashku dhe mezi po presim derisa të martohemi. Ndajmë bashkë kaq shumë interesa dhe vlera të përbashkëta dhe e dimë se do të qëndrojnë edhe për vitet që do të vijnë, plot dashuri dhe lumturi.",- shprehet Beatrisi, shkruan dritare.net

Fotot nga fejesa i shkrepi e motra e Beatrisit, princesha Eugenia, në parkun e madh të pallatit mbretëror. Beatrisi kishte veshur një fustan jeshil, me lule shumëngjyrëshe, dhe ka zbuluar unazën me diamant 3.5 karat, që kushton më shumë se 100,000 paund, bashkë me byzylykun 2730 paundësh./K.C/dritare.net