Clinton: Një kamerier shqiptar në SHBA ,u ul në gjunjë për të më falënderuar!

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 20-vjetorit të ndërhyrës së NATO-s në Kosovë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka ndarë ngjarje të jashtëzakonshme që i ka ndodhur ën SHBA, për kaq vite. Ai tregoi sesi kur kishte qenë në një hotel në Nju Jork, një kamerier shqiptar i ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar.

Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme.

Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, është shprehur Clinton/E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Vangjel Dule për Ramën: Perëndia i merr mendtë atij që do të shkatërrojë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.