Cila është e vërteta rreth shtatzënisë dhe kafes!

A duhet që femrat ta eleminojnë plotësisht kafen gjatë tetë javëve të para të shtatzënisë?
Kërkuesit thanë se femrat nuk duhet ta ndërpresin plotësisht kafeinën gjatë tetë javëve të para. Disa ekspertë thonë se duhen më shumë kërkime përpara se të arrijmë në konkluzione.


Kërkime të ndryshme e lidhin kafen me rritjen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit ndërkohë disa të tjera thonë që kafja ul riskun e sëmundjeve të zemrës, shkruan dritare.net
Në një kërkim të bërë nga American Society for Reproductive Medicine’s (ASRM) në Filadelfia u tha se çdo nivel kafeine dëmton në javët e para të shtatzënisë. Instituti Shëndetësor Kombëtar thotë ta limitoni në 200 mg dita.
Gjithsesi, zv/presidentja e ASRM-së, Hugh Taylor tha se është e vështirë të shikohet sesi kafja mund të bëjë dëm në shtatzëni.

LEXO DHE :  Kuvendi miraton anëtarët/ BE: Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më shpejt


Gjithsesi, duke qënë se asnjë studim nuk jep siguri, do të ishte më mirë që në 12 javët e para të minimizonit dozën e kafeinës duke qënë se në studime të mëparshme ka shumë pak gjasa që doza të vogla të bëjnë ndonjë dëm.


Ndërkohë nuk ka ndonjë studim që e lidh mungesën e kafes me ndonjë problem, kështu që nëse do të doni ta eleminoni plotësisht, eliminojeni.

Llogaritësi i kafeinës Sasia
Kafe instant 100mg
Kafe filtër 140mg
Ekspres 80mg
Dekafeinato 1-5mg
Një filxhan caj i zi 50mg
Një filxhan caj jeshil 40mg
Starbucks Americano 355ml 150-170 mg
50g cokollatë me qumësht 10mg
50g cokollatë e pastër 25mg
330ml kanace Coca-Cola 32mg
250ml kanace Red Bull 80mg/Përshtati: Ada Shehu/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.