
Çfarë po ndodh? Spanja shkarkon trajnerin 1 ditë para Botërorit
E Mërkurë 13 Qershor 2018, 12:12
Dritare.net

Vendimi i Julen Lopeteguit për të nënshkruar me Realin e Madridit dhe për më tepër për ta publikuar këtë para fillimit të Botërorit, i ka kushtuar shtrenjtë.
Kjo pasi Federata Spanjolle e Futbollit nuk e priti aspak mirë këtë sjellje të trajnerit të “La Roja-s”, duke e shkarkuar vetëm disa orë para startit zyrtar të “Rusi 2018”.
Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës./d.m-dritare.net

















