Çfarë ndodh në trupin tuaj nëse konsumoni 15 bajame në ditë?
Dritare.net
Ato përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese dhe informacionin gjenetik të nevojshëm për tu rritur dhe zhvilluar, rrjedhimisht mbartin vlera të rëndësishme shëndetësore në formën e antioksidantëve, yndyrnave të shëndetshme për zemrën, proteinave, dhe përbërësve inorganikë si minerale, të cilat janë thelbësore për jetën. Si është e mundur që diçka kaq e vogël të ketë efekt kaq të madh kur është fjala për trajtimin e shqetësimeve serioze shëndetësore? Ndërkohë që nuk e shpjegojmë dot procesin biokimik pas çdo bajameje, dimë që vlerat e jashtëzakonshme që i jep shëndetit tonë, janë të rëndësishme.
Sipas CDC, mbi 600.000 njerëz vuajnë me sëmundje të zemrës çdo vit, që përkthehet në 25% të vdekjeve totale në vit. Atëherë pse mjekët nuk na këshillojnë të konsumojmë një sasi të caktuar bajamesh çdo ditë, sesa ilaçet për kolesterolin?
Kolesteroli i lartë është përcaktuar si shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe shpesh trajtohen me një ilaç që quhet statins. Por ky ilaç ka efekte anësore. Ndërkohë, ekziston një zgjidhje më e sigurt dhe që mund ta gjesh kollaj në supermarket e kudo. Në një studim klinik mbi bajamet dhe përmirësimin e kolesterolit HDL, u përdoren vetëm 10g bajame në ditë, që nënkupton rreth 12-15 bajame. Ky studim u krye mbi pacientë të cilët kishin kaluar sëmundjen e arterieve koronare. Kolesteroli HDL jo vetëm u përmirësua, por pati reduktim të triglicerideve, kolesterolit total duke përfshirë kolesterolin LDL dhe VLDL.
Një tjetër sëmundje e rrezikshme në rritje është diabeti i tipi 2. Numri total i njerëzve në mbarë botën, që parashikohet të kenë diabet të tip 2 në vitin 2035, është pothuajse 600 milionë, një statistikë tronditëse, pa pasur parasysh kostot e kujdesit shëndetësor që lidhen me diabetin. Një dietë e çekuilibruar mund të jetë shkaktar i diabetit të tipit 2, por nëse tregohet kujdes me ushqyerjen, mund të ndryshojë gjithçka. Nëse konsumoni vetëm 60g bajame çdo ditë, për katër javë, do të reduktohet rezistenca në insulinë dhe glukoza. Rezultatet të tjera shëndetësore që tregojnë përmirësim janë nivelet e kolesterolit, përqindja e yndyrës në trup dhe magnezi, fibrat etj.
Bajamet janë shumë të rëndësishme edhe për shëndetin dhe funksionimin e duhur të syve. Sytë tanë janë të ekspozuar ndaj kimikateve dhe toksinave të shumta, të cilat mund t’i bëjnë bisht pesë shqisave tona, por jo syve.
Meqenëse janë të pasura me vitaminë E, bajamet ndihmojnë në parandalimin e ndryshimeve anormale në lentet e syrit.
Të gjithë e dimë shprehjen e vjetër "Një mollë në ditë, mban mjekun larg", por imagjinoni se çfarë mund të bëjë një mollë e mbuluar me gjalpë bajameje në trupin tuaj.
Sipas një studimi të fundit, nëse konsumoni 43 g bajame në mëngjes, drekë ose darkë, sheqeri në gjakun tuaj do të reduktohet/dritare.net.