Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë i premtoi Donald Trump, presidentit Erdoğan, gjatë takimit në Ankara!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi nga Ankaraja se nuk përjashtohet mundësia e shitjes së avionëve luftarakë F-35 Turqisë, duke shtuar se edhe sanksionet CAATSA ndaj Ankarasë do të hiqen.

I pyetur nga gazetarët në kuadër të Samitit të NATO-s, Trump u përgjigj: "Pse jo?", kur u pyet për një marrëveshje të mundshme për F-35, ndërsa theksoi se sanksionet CAATSA do të hiqen.

Donald Trump mori pjesë në pritjen zyrtare dhe darkën e organizuar nga Erdoğan në Kompleksin Presidencial, në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama./K.C/dritare.net