Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të thotë kur fëmija ecën në majë të gishtave?

Çfarë do të thotë kur fëmija ecën në
Ecja në majë të gishtave mund të jetë normale për fëmijët mes moshës 12-15 muajsh. Në përgjithësi, ecja në majë të gishtave nuk ka asgjë për t’u shqetësuar deri kur fëmija juaj arrin moshën dy vjeç. Por, kjo mënyrë ecje mund të mbetet zakon dhe fëmijët mund të vazhdojnë ta bëjnë pa pushim.

Dritare.net ju tregon më poshtë pse ndodh kjo ecje në majë të gishtave.

Probleme me muskujt mund të jetë shkaku.

Nëse fëmija juaj vazhdon të ecë në majë të gishtave edhe pas moshës 2 vjeç, ju duhet të shkoni te një mjet për t’i kontrolluar këmbët. Ata mund të kenë probleme me muskujt. Ngurtësim në tendinin e thembrës ose ndonjë vështirësi në koordinim.

Distrofia muskulare mund të jetë shkaku.

Kjo është një gjendje gjenetika që mund të diagnostikohet duke kontrolluar muskujt e këmbëve dhe muskujt e shputës së këmbës së fëmijës. Kur ata ecin majë të gishtave, muskujt e tyre janë të dobët dhe të atrofizuar. Nëse fëmija juaj ka ecur drejt më parë dhe krejt papritur ka filluar të ecë në majë të gishtave, distrofia muskulare mund të jetë shkaku.

Paraliza cerebrale mund të jetë shkaku.

Ecja në majë të këmbëve mund të shkaktohet nga paralizë cerebrale. Në këtë rast, ju mund të vëreni se toni i muskujve është i prekur, ka probleme me mbajtjen e një qëndrimi të mirë, dhe ka ecje të paqëndrueshme. Muskujt e tyre mund të shfaqen shumë të ngurtë gjithashtu.

Një zakon mund të jetë shkaku.

Kjo ndodh edhe kur një fëmijë është i shëndetshëm, por për disa arsye, thjesht refuzon të ecë normalisht dhe preferon të ecë në majë të gishtave. Mund të jetë një zakon që do ta heqin qafe sapo të rriten. Kjo gjendje prek diku nga 5%-12% të fëmijëve të shëndetshëm./E.B-dritare.net