Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burri vret gruan në Durrës

Burri vret gruan në Durrës
45-vjeçari, Lulëzim Cuku ka vrarë gruan me thikë në Xhafzotaj të Durrësit, pak para mesnatës.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Pasi ka vrarë gruan, Manjola Cuku autori është larguar nga banesa.

"Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta  ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare.",- njofton Policia e Durrësit./K.C/dritare.net