Britania e Madhe: Nuk kemi mjaftueshëm respiratorë për të luftuar koronavirusin
E Diel 15 Mars 2020, 13:01
Dritare.net
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se qeveria britanike u bën thirrje të moshuarve britanikë të qëndrojnë në shtëpi, për 4 muaj, pasi Shërbimi Kombëtar Shëndetësor nuk ka mjaftueshëm ventilatorë për luftën ndaj koronavirusit.
Sekretari i Shëndetësisë tha se personave mbi 70 vjeç do t'u thuhet të izolohen edhe nëse nuk kanë simptoma të koronsvirusit.
Ndërkohë, qeveria ka bërë thirrje për mobilizim të prodhuesve jo-shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe u kërkon që të nisnin punën për krijimin e ventilatorëve jetikë për shërbimin shëndetësor./K.C/dritare.net